Na thirni në +383 49 424 942 ose në Viber dhe Whats App po në këtë numër. Caktojmë një takim për të diskutuar rreth kërkesës suaj.
Dizajni i cili i përshtatet më së miri dukjes së biznesit tuaj! Flasim më shumë për ngjyrat, materialet, llogon dhe aksesorët.
Krejt në fund, ju dërgojmë ofertën, një mostër të produktit dhe kohën e realizimit. Në momentin e aprovimit nga ana e juaj, ekipi jonë fillon të punojë menjëherë në porosinë e juaj.
Shërbimi ynë i përshtatjes së përparësëve ose xhaketave të kuzhinës është në dispozicion duke filluar nga 10 njësi.
FËRFËR ka filluar rrugëtimin nga viti 2016. Duke parë shtimin e bareve, restoranteve në Prishtinë dhe investimi në interier lindi edhe ideja për përparëset e përshtatura (kostumizuara) të cilat do të i përshtaten edhe dukjes së lokalit. Kjo bëri që FËRFËR të jetë unik dhe një shërbim i ri në tregun kosovar. Përparëset u mirëpritën dhe u pëlqyen shumë nga gastronomët, ku më pas filluan kërkesat nga qytetet tjera në Kosovë, duke vazhduar me kërkesa edhe në Shqipëri dhe nga diaspora në Evropë dhe ShBA.